Bashkia Mat e ka rritur kujdesin për tregtarët. Në qytetin e Burrelit ēshtë ndërtuar dhe funksionon normalisht tregu bujqësor.
Në tregun industrial kanë vijuar punimet për krijimin e kushteve më komode për dhjetra tregtarë.
Kryebashkiaku Agron Malaj është i vendosur të ndërtojë tregje të tjera në territorin e bashkisë, duke synuar rritjen e prodhimeve bujqësore, blektorale, bimëve medicinale, baxhove, etj.
Ndërkaq, kushte më të mira janë krijuar për të gjitha bizneset në qytetin e Burrelit.
Ato në rrugët kryesore janë sistemuar në mënyrë të njëtrajtshme si dhe pastrimi dhe gjelbërimi kryhen me cilësi, etj.