Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimeve pas “Lokaleve”.
Ai është ndalur në Kamëz, nga ku theksoi se kjo fitore nuk vjen vetëm nga socialistët, por edhe nga demokratët që votuan masivisht me mendje dhe jo me zemër në Kamëz.
“Në Kamëz të djathtët votuan masivisht, votuan me mendje”, tha ai.
Kreu i qeverisë evidentoi se harta e fitores ashtu siç tregon se njerëzit nuk e kanë humbur shpresën në këtë qeveri, është edhe sfiduese dhe mund të kthehet në problem pasi tregon se pritshmëritë janë të mëdha.