Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Meta tregon se kur do të largohet nga politika: Unë jam këtu deri sa të kem…

10:32 / June 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi poshtë tezën se po të mos ishte ai dhe Sali Berisha në koalicionin “Bashkë fitojmë”, do të kishte më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. Në Intervistën me Merita Hakljan ai tha se edhe kjo është një tezë që ushqehet nga Rama për të fshehur faktet e shkatërrimit të procesit zgjedhor.

“Kjo tezë ushqehet nga Edi Rama për të fshehur faktet publike të shkatërrimit të procesit zgjedhor. Janë votues që mund të votojnë për alternativa të tjera që ekzistojnë. Askush nuk e pengon një iniciativë të re politike, por asgjë nuk ndryshon thelbin asaj që ka ndodhur operacion kriminal shtetëror nga fillimi në fund duke përfshirë gjithçka kundër opozitës dhe votuesve të saj. I gjithë qëllimi i Ramës ka qenë asgjësimi i opozitës. Përpjekjet për të shmangur përgjegjësitë e tij te tezat; jo ishte ky apo ai, janë përpjekje për të manipuluar një pjesë të opinionit, se dihet që Rama ka tmerr edhe një deputet të vetëm opozitar të vërtetë në parlament dhe mezi pret të ketë vetëm kukulla që i trajton si marioneta”.

Sipas tij nuk përbën problem koalicioni me Berishën, por bandat e krimit.

“Koalicioni nuk përbën problem, është justifikim i Ramës për të treguar që ka pas probleme brenda koalicionit. Problem janë bandat e Ramës dhe policia që u bë njësh me bandat janë administrata, komisionarët, numëruesit përjashtimi i opozitës nga shumë të drejta. Janë justifikime për rritur përgjegjësinë dhe për të gjetur alibira”.

As shpallja non grata e Berishës, për Ilir Metën nuk ka ndikuar në zgjedhje, nisur nga fakti që edhe PSD e Tom Doshit ( i shpallur non grata) ishte faktor në zgjedhjet e 14 majit.

“Kjo tezë gatuhet në kuzhinat e Ramës për të justifikuar krimin elektoral të përmasave të jashtëzakonshme duke e kaluar përgjegjësinë tek aktorët e tjerë që nuk kanë lidhje me këtë proces dhe dinamikat e fundit tregojnë që nuk ka qenë çështje e rëndësishme apo thelbësore. Berisha nuk pati as emrin në listë. Është një sajesë e kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”.

Ai shprehet i vendosur për bashkëpunimin “me PD-në dhe çdo forcë politike e qytetar të angazhuar për lirinë, shtetin e së drejtës, interesin publik dhe që është kundër këtij regjimi dhunues”. Ndërsa mbështetjen prej 500 mijë vota të opozitës në këto zgjedhje e konsideron të rëndësishme.

I pyetur nëse do të qëndrojë në politikë edhe pas humbjes në zgjedhje ai i përgjigj:

Zgjidhja kurrë nuk është asgjësimi i opozitës së vërtetë pavarësisht nga të gjitha kushtet e terrorit shtetëror që ekzistojnë në forma nga më të ndryshmet ndaj të gjithë qytetarëve. Unë jam këtu deri sa të kem besimin e atyre që më kanë zgjedhur dhe mbështesin nuk ndaloj askënd të sjellë iniciatiava e ndryshime të rëndësishme. Për aq kohë sa do të jem në krye të PL do të jetë ajo që qëndron fort për lirinë demokracinë llogaridhënien interesin publik dhe transparencën”.

“Unë jam këtu deri sa të kem besimin e atyre që më kanë zgjedhur dhe mbështesin nuk ndaloj askënd të sjellë iniciativa e ndryshime të rëndësishme. Për aq kohë sa do të jem në krye të PL do të jetë ajo që qëndron fort për lirinë demokracinë, llogaridhënien, interesin publik dhe transparencën”, u përgjigj kreu i PL-së në Intervistën me Merita Haklajn.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.