Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërblim 3 mijë euro për pensionistët në Gjermani. Rreth 600 mijë persona do të përfitojnë nga ndihma e shtetit

12:21 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionist de 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 600 mijë persona nga sektori publik në Gjermani, të cilët do të dalin në pension do të përfitojnë një shpërblim prej 3 mijë euro pa taksa.

Ata aktualisht po përfitojnë nga marrëveshja kolektive e arritur së fundmi mes punëdhënësve dhe sindikatave në sektorin publik. Gjithashtu është rënë dakord për një rritje pagash prej 5.5 % nga 1 marsi 2024. Deri atëherë do të paguhet gradualisht një ndihmw financiare ndaj inflacionit, pa taksa, prej 3 mijë eurosh. Kjo rregullore vlen edhe për zyrtarët komunalë.

Ndërkohë është në proces hartimi një projektligj për transferimin në përputhje me sistemin e rezultateve të negociatave kolektive nga 22 prilli 2023 tek nëpunësit civilë, gjyqtarët, ushtarët dhe pensionistët. Në raundin e parë do të paguhen 1240 euro. Sipas kontratës ky këst i parë prej 1240 eurosh duhet të paguhet në qershor. Hapat në të cilët do të paguhet pjesa tjetër e 3 mijë eurove janë ende duke u negociuar.

Fakti është se pensionistët nga sektori publik, të cilët gjithsesi janë mesatarisht më mirë financiarisht se pensionisti mesatar, tani marrin edhe shtesa të veçanta pa taksa. Mediat gjermane thonë se disave mund t’i duket e padrejtë kjo masë. Edhe pse pensionet tashmë do të rriten edhe në korrik, përshtatja me rritjen prej 4.39 % në perëndim të vendit dhe 5.86 % në lindje nuk kompenson barrën shtesë të shkaktuar nga inflacioni. Në muajin prill, inflacioni në vend ishte 7.2 %.

pension tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

15:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.