Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë deri më 5 qershor.
Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, Agjencia tuke e lajmeve Anadoly, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, raporton se “Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
