Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sulmon Ramën: Prej 3 ditësh mbron Vuçiç dhe i përvishet Albin Kurtit

19:19 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683886602 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar lidhur me qëndrimet që kryeministri Edi Rama ka mbajtur ndaj Albin Kurtit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se janë dy arsye madhore përse Rama vepron kështu. Së pari, sipas Berishës, Rama e bën për të mbrojtur presidentin Aleksandër Vuçiç, si dhe për t’i kthyer forcat politike në Kosovë kundër Kurtit.

Reagimi nga Berisha

Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

•Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.

•Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditëshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklerata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.

Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.