Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër qeverisë polake

21:10 / June 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Poloni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjysmë milioni protestues kanë dalë të dielën në qendër të Varshavës, kanë thënë organizatorët opozitarë në Poloni, duke pretenduar se është regjistruar demonstrata më e madhe kundër Qeverisë, në 30 vjet, pas dhënies fund të komunizmit.

Lech Walesa, ish-president polak, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, dhe lider i luftës kundër komunizmit, u është bashkuar figurave opozitare në krye të marshit.

Protesta është organizuar para zgjedhjeve legjislative, që mbahen në Poloni në vjeshtën e këtij viti, sipas REL.Njerëzit kanë udhëtuar nga i gjithë shteti, pasi ish-kryeministri, Donald Tusk, udhëheqës i partisë opozitare të qendrës, Platforma Civile (PO), ka bërë thirrje për protesta, “kundër çmimeve të larta të jetesës, kundër gënjeshtrave, për demokraci, për zgjedhje të lira, dhe për Bashkimin Evropian”.

Liderët e shumicës së partive opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve që t’i bashkohen marshit kundër partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, e cila e ka në krye Jaroslaw Kaczynskin.

“Vlerësohet se numri i protestuesve është 500.000 tani”, ka thënë zëdhënësi i organizatorëve të protestës, Jan Grabiec.

Protestuesit janë parë duke i mbajtur mbishkrimet “Mjaft është mjaft”, “Jo Polonisë autoritare”, si dhe e kanë fajësuar partinë në pushtet për rritjen e çmimeve.

Dikur udhëheqës i Këshillit Evropian, Tusk u ka thënë protestuesve se roli i opozitës është “i një rëndësie të njëjtë” me atë të viteve 1980.

Walesa, i cili ka kohë që nuk është aktiv në politikë, u thënë protestuesve se është në pritje të ditës kur partia nacionaliste dhe Kaczynski, do të largohen nga pushteti.

“Zoti Kaczynski, kemi ardhur për ty. Ajo ditë ka ardhur”, ka thënë Walesa.

Protesta e 4 qershorit është mbajtur në ditën kur është shënuar 34-vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve pjesërisht të lira në Poloni, pas rënies së komunizmit në Evropë.

Walesa është bërë presidenti i parë i kombit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, më 1990.

mijera Poloni protestues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.