Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump bojkoton takimin e kandidatëve republikanë për presidencialet 2024

22:05 / June 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra njerëz u mblodhën në Ajova për të dëgjuar kandidatët kryesorë që synojnë të fitojnë garën brenda partisë Republikane për të qenë kandidatura zyrtare për president. Kandidatët republikanë synojnë të zgjerojnë bazën e mbështetësve të tyre duke fituar votat e banorëve në këtë shtet, ku zakonisht zhvillohen beteja të forta elektorale. Sidoqoftë, në këtë aktivitet u ndje mungesa e kandidatit kryesor republikan, ish-Presidentit Donald Trump.

Pothuajse të gjithë kandidatët republikanë që shpresojnë të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 u gjendën të shtunën në Ajova për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Senatorja Joni Ernst. “Rruga drejt zgjedhjeve të vitit 2024 kalon nëpërmjet Ajovas”, tha senatorja republikane.

I pari nga kandidatët foli kolegu senator nga Karolina e Jugut, Tim, Scott. “Ka ardhur koha që të kemi një president që jo vetëm beson tek Amerika, por që edhe ka përjetuar ëndrrën amerikane”, tha Senatori Scott. Presidentin Biden e kritikoi edhe ish-Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson. “Po kandidoj për president për shkak se politikat e Joe Biden-it janë drejtimi i gabuar për Amerikën”, tha zoti Hutchinson.

Guvernatori, Ron DeSantis, vuri në dukje arritjet e tij në Florida. “Në Florida ne zgjodhëm faktet mbi frikën, zgjodhëm arsimin mbi indoktrinimin, zgjodhëm ligjin dhe rendin mbi trazirat”, tha ai. Edhe ish-Guvernatorja Nikki Haley gjithashtu ngriti çështjet sociale gjatë fjalimit të saj. “Ideja se kemi djem që luajnë në ekipet sportive të vajzave është problemi më i madh për të drejtat e grave në kohërat tona”, tha zonja Haley.

Ish-Presidenti Trump, i cili vazhdon të kryesojë në anketime, mungoi dukshëm në këtë aktivitet. Megjithatë, aty ishte i pranishëm ish-Nënpresidenti Mike Pence, i cili pritet të njoftojë kandidimin javën e ardhshme, ndërsa mundohet të distancohet nga ish-eprori i tij. 

bojkotim presidencialet trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.