Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një thirrje për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Nga ana tjetër, Rama tha se bëhet fjalë për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë. Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore në https://praktika.riniafemijet.gov.al“,-shkruan Rama.
