Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Falet vrasësja më e keqe e Australisë, u burgos për vrasjen e katër foshnjave të saj

10:23 / June 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kathleen Folbigg, e cilësuar si vrasësja më e keqe femër e Australisë është falur pasi ka shërbyer 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Ky rast është konsideruar si një nga gabimet më të rënda të drejtësisë në vend.

Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley ndërhyri për të urdhëruar lirimin e Kathleen Folbigg , bazuar në gjetjet paraprake të një hetimi që kishte zbuluar “dyshim të arsyeshëm” për fajin e saj për të katër vdekjet. “Kjo ka qenë një sprovë e tmerrshme për të gjithë të interesuarit dhe shpresoj që veprimet tona sot mund ta mbyllin disi këtë çështje 20-vjeçare”, tha Daley, i cili shtoi se kishte informuar Craig Folbigg, babain e foshnjave, për vendim.

Kathleen Folbigg u burgos në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj mbi një dekadë nga viti 1989. Në secilin rast, ajo ishte personi që gjeti trupat e tyre të pajetë, megjithëse nuk kishte prova fizike që ishte ajo që i kishte shkaktuar vdekjet e tyre. Juria u mbështet në argumentin e prokurorisë se shanset që katër foshnja nga një familje të vdisnin nga shkaqe natyrore para moshës 2 vjeçare ishin jashtëzakonisht të ulëta sa të krahasoheshin me “derrat që fluturojnë.” Ata vunë në dukje gjithashtu përmbajtjen e ditarit të saj, i cili përmbante pasazhe që të veçuara në atë kohë u interpretuan si rrëfim.

Pas hetimeve të fundit, Folbigg shihet me një optikë tjetër si një nënë e dashur, e cila mbeti e shkatërruar nga vdekjet e njëpasnjëshme të foshnjave të saj. Në rastin e dy vajzave, Sarah dhe Laura, nga gjetjet e një gjyqtari në pension Tom Bathurst zbuloi se ekzistonte një “mundësi e arsyeshme” një mutacion gjenetik i njohur si CALM2-G114R “shkaktoi vdekjen e tyre” dhe se Sara mund të kishte vdekur nga miokarditi, inflamacioni i zemrës, i identifikuar gjatë autopsisë së saj.

Në rastin e Patrick, i cili pati një krizë të pashpjegueshme kur ishte 4 muajsh dhe vdiq kur ishte 8 muajsh, Bathurst zbuloi se është e mundur që vdekja e tij të ishte shkaktuar nga një çrregullim neurogjenik themelor. Gjatë gjyqit të Folbigg-ut në vitin 2003, prokuroria përdori prova të “rastësisë dhe tendencës” për të pretenduar se Folbigg kishte vrarë gjithashtu Caleb-in.

Me fjalë të tjera, pasi dyshohet se ishte përgjegjëse për vdekjen e tre fëmijëve, ka të ngjarë që ajo ta kishte vrarë edhe atë. Bathurst zbuloi se dyshimi i arsyeshëm mbi rolin e Folbigg-ut në vdekjen e vëllezërve dhe motrave të tij nënkuptonte se çështja e prokurorisë kundër saj për vrasjen e Caleb-it “bie”.

Kathleen Folbigg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.