Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: 547 mijë zgjedhës votuan 2 herë PS. Balla: Humbe në Tropojë, konsideroje si fundin e karrierës tënde në politikë

12:53 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha akuzon se 547 mijë zgjedhës votuan dy herë për PS në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kësaj akuze iu përgjigj kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili nga seanca plenare në Kuvend, tha se me këtë llogaritje del që për opozitën të kenë votuar më pak 300 mijë persona. Po ashtu Balla tha se Sali Berisha ka humbur në Tropojë, në vendlindjen e tij, e për këtë arsye duhet të konsiderojë largimin nga politika.

“U shpreh se ka 547 mijë zgjedhës në gjithë Shqipërinë që paskan votuar 2 herë dhe sipas tij i bie që këta 547 mijë zgjedhës që kanë votuar për kandidatë e shumicës, të kenë votuar dy herë siç tha ai, që i bie nga 1,395,000 vota që janë numëruar, që kanë marrë pjesë, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Tani ose ta ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë, por gjëja që i vuri qershinë mbi tortë kësaj shprehje kuptimplotë të disfatës, fakti që nuk përmendi Tropojën është gjëja më e bukur.

Berisha e ka pranuar humbjen në Tropojë se nuk e përmendi Tropojën si një prej rasteve të bashkive ku të ketë pasur një problem si ky. Dhe Sali, humbjen e Tropojës do ta konsideroj si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç, edhe pse nuk jam më aty, nëse një rezultat të tillë do ta kisha në Librazhd, nuk do vija më në këtë sallë.

Bën mirë dhe ti që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin tënd të karrierës tënde në politikë, të lëshosh mandatin e të ikësh njëherë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë sepse në fund të fundit, kemi një shprehje të gjithë, kur s’të voton fshati jot ç’të të votojnë më të tjerët”, tha Taulant Balla.

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.