Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kush po bën lojë mashtrimi në Kosovë?

16:38 / June 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Michael Martens, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Derisa lufta ruse në Ukrainë po vazhdon, Ballkani Perëndimor po tërheq sërish shumë vëmendje në Evropë. Mirë boll. Një konflikt i ri në oborr të Evropës, Evropë Juglindore, është gjëja e fundit që i duhet perëndimit tash. Për dallim nga vitet 1990, kur luftërat jugosllave përbënin sfidë për politikën perëndimore e me të cilën e kishin të pamundur të merreshin, rajoni është fatmirësisht kryesisht i qetë këto kohë.

Por, ka një rajon në Ballkan ku përleshje të dhunshme dhe gjakderdhje kanë ndodhur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Ky është veriu i Kosovës i populluar nga serbë, ku qeveria e Kosovës ka veç influencë të kufizuar. Shumica e njerëzve të asaj ane ndihen se i përkasin Serbisë fqinje dhe s’duan të kenë asnjë punë me Kosovën.

Përplasjet e fundit, në të cilat 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra serbë tjerë të dhunshëm ishin lënduar, janë rezultat i këtij konstelacioni.

Justifikime pompoze

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, u pajtuan që të normalizonin marrëdhëniet e tyre.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte obligimi për Kosovën që të lejonte komunitetet dhe enklavat me shumicë serbe që të bashkoheshin, në atë mënyrë që popullësia lokale të merrej vetë me punët e veta të përditshme – prej mbledhjes së mbeturinave e deri te kujdesi shëndetësor.

Megjithatë, kjo është ndaluar nga Kurti me justifikime pjesërisht të dobëta. Ai pretendon që Asociacioni serb i komunave ushqente farën për një ndarje të mëvonshme të këtyre zonave nga Kosova.

Sipas Kurtit, Vuçiqi nuk është i shqetësuar për vetë-qeverisjen e serbëve të Kosovës, por me pushtetin që ka ndaj tyre. Sapo të bëhej Asociacioni i komunave, Beogradi do të provonte ta kthente në një Republikë të serbëve të Kosovës, që më vonë do t’i bashkohej Serbisë.

Por, përtej faktit që enklavat serbe në jug janë të rrethuara nga vendbanime shqiptare, e s’mund të ndahen lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, qeveria e Kosovës ka fuqi që ta heqë atë instrument nga Vuçiqi. Modele të Asociacioneve (të pranueshme) pa dyshim janë të imagjinueshme, që do të lejonte pakicën serbe që të vetë-qeverisjen pa rrezikuar shtetin kosovar apo pa promovuar rrezikun e ndarjes. Plane të tilla mund të bëhen nga Kurti në bashkëpunim me shumë të respektuarin Komision i Venedikut në Këshillin e Evropës, një trup ndërkombëtar me ekspertë ligjorë. Meqë Kurti e refuzon thjesht idenë e një asociacioni serb të komunave, atëherë autokrati Vuçiq në Beograd e ka më të lehtë planin e tij për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta fajësuar Prishtinën për një gjë të tillë.

Kjo nuk është në interesin e Kosovës e as të Perëndimit.

Frankfurter Allgemeine Zeitung Michael Martens
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.