Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken: SHBA-ja nuk do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore

16:57 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ritheksoi më 5 qershor qëndrimin e administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, se Irani është kërcënimi kryesor i Izraelit dhe nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore në posedim.

“Nëse Irani refuzon rrugën e diplomacisë, atëherë, siç e ka bërë vazhdimisht të qartë presidenti Biden, të gjitha opsionet janë në tryezë për t’u siguruar që Irani të mos posedojë armë bërthamore”, tha Blinken në një fjalim para grupit lotues pro-izraelit, Komitetit Amerikano – Izraelit për Çështje Publike (AIPAC).

Në mars të këtij viti, SHBA-ja dhe Evropa kishin ngritur alarm duke thënë se Irani ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).

Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 – ishin përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në takimin e bordit atë muaj, por e kishin bërë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje.

Gjatë fjalimit të tij para AIPAC, Blinken gjithashtu tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit ishte në interesat e sigurisë së Uashingtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë një interes real të sigurisë kombëtare në promovimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Ne besojmë se mundemi dhe në të vërtetë duhet ta luajmë një rol kyç në avancimin [e këtyre marrëdhënieve]”, tha Blinken.

Kjo deklaratë e Blinkenit vjen disa orë para se ai të nisej për bisedime në Riad.

Gjatë qëndrimit të tij në Riad nga 6 deri më 8 qershor, Blinken do të “diskutojë bashkëpunimin strategjik SHBA-Arabi Saudite për çështjet rajonale dhe globale dhe një sërë çështjesh dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë”, tha Departamenti i Shtetit.

Të enjten ai do të marrë pjesë në një takim të koalicionit të vendeve që luftojnë grupin Shteti Islamik./rel

armë bërthamore blinken SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.