Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan mbrëmjen e 4 qershorit dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni përrallore në jug të vendit. Nga premtimet në altar, surpriza e Kleas, lot dhe emocione nuk mungoi asgjë.
Edhe incidentet e vogla sigurisht. E një i tillë i ka ndodhur dhëndrit. Në videon e mëposhtme mund të shikoni momentin kur Elgiti ka djegur shaminë e beqarit dhe aksidentalisht ka djegur pak edhe dorën.