Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ende pa marrëveshje finale mes Armenisë e Azerbaixhanit për përcaktimin e kufirit

22:05 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ararat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armenia nuk kundërshton përdorimin e hartave sovjetike të vitit 1975 për përcaktimin dhe shënimin e kufirit të saj me Azerbaixhanin, tha sot ministri i jashtëm Ararat Mirzoian, por shtoi se dy palët ende nuk kanë gjetur marrëveshjen për parametra kyçe të çështjes.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për hartat që duhet të përdoren si bazë për përcaktimin e kufirit Armeni-Azerbaixhan. Por ka një vullnet për kryerjen e këtij procesi sipas deklaratës së Almatit të vitit 1991. Një marrëveshje për çështjen u arrit në bisedimet Armeni-Azerbaixhan bisedimet e vitit të kaluar në Pragë,” tha Mirzoian në parlamentin vendas.

Ai shtoi gjithashtu se pala armene ka marrë garanci nga Azerbaixhani se ai njeh integritetin territorial të Armenisë.“Armenia, ashtu si më parë ka njohur dhe njeh integritetin territorial të Azerbaixhanit dhe kemi dëgjuar garanci të konsiderueshme nga Azerbaixhani për njohjen e integritetit territorial të Armenisë”, tha ai sot gjatë debatit parlamentar të buxhetit.

Mirzoian theksonte se ka një përcaktim të qartë të territoreve të njohura nga të dyja palët dhe pikat ku ka nevojë për më shumë qartësi. Ai përmendi se gjatë bisedimeve të fundit në Chisinau, presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev nuk kundërshton përdorimin e hartave të vitit 1975.

Në lidhje me territoret e kontestuara, Mirzoian tha se komisioni i shënimit e përcaktimit bilateral duhet të marrë në konsideratë arsyet e lindjes së çështjes.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë më herët se palët kanë arritur një mirëkuptim per faktin se: Azerbaixhani njeh integritetin territorial të Armenisë (29.8 kilometra katrorë), dhe Armenia njeh integritetin territorial të Azerbaixhanit (86.6 kilometra katrorë).

armenia azerbaixhani marreveshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.