Edhe pse jo të gjithë numrat telefonik celularë, që tregtohen në tregun e zi, në vendin e quajtur tek dollari në Tiranë, nuk përdoren për krime, nuk përjashtohet mundësia që shumica të kenë qëllim shmangien nga ligji të njerëzve problematikë, për policinë e shtetit, por edhe për krimet që ata mundet të kryejnë.
Qytetarë të ndryshëm kërkojnë në këtë treg, karta telefonike, të cilët posedohen nga kambistët dhe që shiten kontrabandë. Madje nuk mungojnë rastet kur kambistët nuk ngurojnë të shprehen se “ kartat telefonike që ata shesin nuk janë të regjistruar në dyqanet e kompanisë celulare që i përkasin.
Por ka raste që karta telefonike janë të regjistruar në emër të qytetarëve që kanë ndërruar jetë. “Arbitrazh”, ka mundur të blejë në tregun e kambistëve në Tiranë dy numra telefonik të dy kompanive celulare ONE dhe Vodafone, ku çuditërisht ishte i njëjti kambist që i tregtonte.
Ndërsa çmimi i këtyre kartave ishin shumë herë më lartë në raport me çmimet që tregtohen në dyqanet e kompanive celulare. E megjithatë kur mendon se jeta e një qytetari apo dhe disa qytetarëve, shpeshherë është e varur tek një kartë telefonike apo numër telefoni të paregjistruar dhe nga dyqanet e kompanive celulare dalin këtu, duket se nuk është bërë asgjë për zbulimin dhe ndalimin e këtij krimi që përveçse ka marrë jetë njerëzish, ngjall edhe panik tek qytetarët.
Policia e shtetit duket se ka dështuar në këtë pasi nuk ka vënë para përgjegjësisë këta tregtarë që shesin rrugëve karta telefonike dhe numra telefonik të paregjistruar dhe që bëhen burim i krimit dhe në mënyrë indirekte bashkëpunëtorë në krim.
Pothuajse çdo javë policia shtetit arreston personat që prodhojnë dhe tregtojnë mina me telekomandë, deri më sot nuk ka mundur të gjejë mjetin që kryen shpërthimin që janë numrat telefonik në distancë dhe kush i tregton këta numra, për të mos thënë se cilës kompani celulare i përkasin. Hetim që mund të zgjeronte përfshirjen në krim të disa personave.
Arbitrazh ka mundur të blejë lehtësisht dy numra telefonik, një Vodafone dhe një ONE, ku një kambist që i mbante këta numra deklaroi se nuk janë të regjistruar dhe çmimi i shitjes së tyre është disa herë më i lartë se në dyqanet e kompanive.
Blerja e kartave telefonike në tregun e zi, biseda me kambistin:
Arbitrazh – A ke numër?
Kambisti – Kam numër, kam numër.
Arbitrazh – Vodafone dua, nëse e gjen?
Kambisti – Po.
Arbitrazh – Pa shih mos të jetë i regjistruar se na fik derën.
Kambisti – Po more.
Arbitrazh –Sa kushton? Sa kushton se pa bërë pazarin një herë nuk e di.
Kambisti 1 – 25 000 lekë (të vjetra)
Kambisti – Nuk është se e kam unë, i kanë të tjerët.
Arbitrazh – Deri në 20 000 lekë (të vjetra) do ja merrja, asnjë s’ka lekë në të. Në dashtë 20 000 lekë (të vjetra), ja jap, përndryshe…Do ma japësh për 20 000 mijë (të vjetra)?
Kambisti 1 – Ë?
Arbitrazh – Do ma japësh për 20 000 (të vjetra)?
Kambisti – E kam marrë 22 000 lekë (të vjetra), 3 000 lekë (të vjetra) po fitoj, nuk mbyllet jo, të iki unë të vish ti nesër ku është ai djali? Unë ja ku jam korrekt. Ma mirë marrë 2 lekë më shtrenjtë e të jem korrekt me klientin, nuk e di më kupton apo jo? Prandaj ta thashë ty 25 000 lekë (të vjetra).
Arbitrazh – Kam marrë 18 000 lekë (të vjetra) kam marrë 12 000 lekë (të vjetra) unë more burrë.
Kambisti 1 – Ore, kanë qenë edhe me 10 000 lekë (të vjetra)
Arbitrazh – A më hapet, këtë dua?
Kambisti 1 – Po e vëmë në punë. Direkt e vëmë në punë.
Arbitrazh – Sa minuta ka?
Kambisti 1 – Nuk ka minuta, duhet të bësh vetë ofertën. Do ta mbushësh vetë.
Arbitrazh – Vetëm të mos jetë i regjistruar këtë dua unë.
Kambisti 1 – Ta vësh në telefon ku të duash ti.
Arbitrazh – Mos të jetë i regjistruar thashë.
Kambisti 1 – Nuk bëhet fjalë se po. O Bledi ma thuaj pak këtë. Ta punosh gëzuar.
Arbitrazh – Faleminderit, a është regjistruar ndokund, jo? Të mos jetë i regjistruar ndokund dua.
Kambisti 1 – Po jo or shok.
Arbitrazh – E hapim, shikojmë edhe kartën që ka brenda.
……………………..
Arbitrazh – Dua një kartë.
Kambisti 1 – O Arjan!
Arbitrazh – Dua një numër telefoni.
Kambisti 1 – One, hajde tek makina.
Arbitrazh – Janë të regjistruar këta apo janë me emër?
Kambisti 1 – Këto i ke në telefon në dashtë me marrë dashnoret, në dashtë ça të duash.
Arbitrazh – Po s’e dua unë, ma kërkon njëri. Tani kanë emër këto se të del emri i personit në telefon, ka ca mjeshtra, se unë nuk marrë vesh nga telefoni.
Kambisti 1 – Tani këto u jepen personave që regjistrohen në emër të dikujt tjetër që s’ka lidhje fare.
Arbitrazh – Që s’kanë lidhje.
Kambisti 1 – S’kanë lidhje fare.
Arbitrazh – Sa lekë bën ky numri?
Kambisti 1 – 17 mijë lekë (të vjetra).
Arbitrazh – Ndonjë person i vdekur me siguri do jetë.
Kambisti 1 – Po normal. Mos e hidh këtë numrin.
Arbitrazh – Pse ça është ky numri?
Kambisti 1 – Se me këtë bën ofertën
Arbitrazh – Me këtë bën ofertën?
Kambisti 1 – Po, ky është numri yt që ke në të.
Arbitrazh ka kryer edhe disa biseda në dyqanet e kompanive celulare, mbi disa shërbime që këto kompani nuk sigurojnë.
Arbitrazh– Më rezulton tek faqja zyrtare nuk më del mua Ukraina dhe Rusia.
Punonjësja Vodafone– Minutat ndërkombëtare?
Arbitrazh– Eh minutat ndërkombëtare. Të marr një numër se flet shumë…
Punonjësja Vodafone– Jo, nuk janë.
Dyqani Vodafone.
Arbitrazh – Tani dua të marrë një numër tek ju, tek Vodafone, po nuk shikoj çmimet për Rusinë dhe Ukrainën. Me Ukrainën kam punë. Me telefon, me telefon.
Punonjësja Vodafone – Do flasësh me njerëz që janë në Ukrainë.
Arbitrazh –Dua të di tarifat në qoftë se ashtu…
Punonjësja Vodafone – Të shoh një herë a është përfshirë Ukraina apo jo. Nuk është Ukraina.
Arbitrazh – Nuk është ë?
Punonjësja Vodafone – Nuk kemi jo.
Arbitrazh –As Rusia ?
Punonjësja Vodafone – Jo, nuk është as Rusia. Nuk është as Rusia, ne kemi 30 shtete, po përveç këtyre që po kërkon çuditërisht.
…………………………
Arbitrazh – Më duhet një telefon për Ukrainën?
Punonjësja One – Për Ukrainën?
Arbitrazh – Sa është tarifa se dua të marr një Vodafone ?
Punonjësja One – Prit, ta shikoj sa….
Arbitrazh – Edhe në Rusi ka njerëz. Nuk e dua me Whatsapp e gjëra sepse jo kanë valë ata, jo s’kanë.
Punonjësja One – Ti e do me minuta?
Arbitrazh – Me këto dy shtete dua më shumë.
Punonjësja One – Nuk kemi asnjërin.
Arbitrazh – Ukraina?
Punonjësja One – Po nuk është Ukraina.
Arbitrazh – Nuk është Ukraina ë?
Punonjësja One – Jo.
Arbitrazh – As Rusia?
Punonjësja One – Jo.
Arbitrazh – Tani për këtë numrin tim që kam pasur u çmenda. E kam pasur Eagle dhe kaloi ONE.
Punonjësja One – Po.
Arbitrazh – I kam bërë telefon i kam thënë shikojini se nuk më kapin njerëzit (në telefon).
Punonjësja One – E ke ndryshuar kartën?
Arbitrazh – Po jo Eagle-in atë që kam gjithmonë.
Punonjësja One – Bëj zëvendësim karte.
Arbitrazh – Po të marr ONE.
Punonjësja One – Të marrësh ONE.
Arbitrazh – Tani e kam blerë ofertën para nja dhjetë ditësh ndoshta…Të mbaroj kjo ofertë do të marrë një kartë tjetër apo jo? Kështu puna ë?
Punonjësja One – Zëvendësim. I bën zëvendësim karte. Që të mos kesh problem me valët me gjërat.
Arbitrazh – Sa lekë bën ajo?
Punonjësja One – 2000 lekë (të vjetra). Vetëm se kontaktet që ke tek telefoni ti…
Arbitrazh – Do humbasin.
Punonjësja One – Do humbasin.
……………………..
Arbitrazh – Dua një numër telefoni po dua të flas me Rusinë dhe Ukrainën.
Punonjësja Vodafone – Unë për momentin kam vetëm një numër, shkon 15 000 lekë (të vjetra), ka ofertë 21 ditë dhe ka ofertë 10 minuta ndërkombëtare.
Arbitrazh – Telefonata me Rusinë ka?
Punonjësja Vodafone – Të flasësh me lekë, jo.
Arbitrazh – Kam një ofertë nga telefoni juaj, për të bërë një kontratë.
Punonjësja One – Po, hajde.
Arbitrazh – Dua të di ca kushte ca gjëra?
Punonjësja One 1 – Po, po ja.
Arbitrazh – Numrin tim me problem e kam, tani nuk diskutohet nuk po marrë dot, nuk më marrin. Jam tek Eagle-i.
Punonjësja One 1 – Po e keni ndërruar kartën? Ndaj keni problem me kartën.
Arbitrazh –Jo, s’e kam ndërruar.
Punonjësja One 1 – Ta ndërrojmë tani.
Arbitrazh – Po jo tani se duhet të futen në memorje numrat.
Punonjësja One 1 – E ka memorja pastaj. Duhet të ndërrohet karta.
Arbitrazh – Ky është problemi, duhet ndërruar karta.
………………………..
Arbitrazh – I kam bërë një ankesë në telefon atyre, kam vështirësi kur lidhem me telefona Vodafone. Ky numri im 067 .. .. ….
Punonjësja One – Po
Arbitrazh – Një sqarim, vajta diku për sqarim po…Nuk lidhem me Vodafone, lidhem me vështirësi .
Punonjësja One – Ke qenë me Albtelekomin?
Arbitrazh – Me Albtelekomin.
Punonjësja One – I ke bërë zëvendësim karte?
Arbitrazh –Jo s’i kam bërë.
Punonjësja One – Duhet të bësh zëvendësim karte në mënyrë që ta suportojë rrjeti sepse gjatë gjithë kohës që je me kartën e Eagle-it do të shfaqen gjithmonë probleme. Ngaqë ka ndërrim rrjeti, nuk e suporton rrjeti i ri që është One. Duhet të bësh ndryshimin e kartës.
Arbitrazh – Deri tani më ka çmendur.
Punonjësja One – E di kanë pasur të gjithë problem.
Arbitrazh – Të gjithë kanë pasur?
Punonjësja One – Kanë pasur të gjithë, të gjithë jo vetëm ti. Të gjithë kanë bërë zëvendësim karte dhe kanë qenë në rregull.
………………………
Arbitrazh – One e ka Qipron?
Punonjësja One – Qipron jo.