Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Socialistët derë më derë për fitoren e 30 qershorit, PD ende pezull

21:30 / April 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PS LEZHE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Socialistët gati në të gjithë Shqipërinë kanë nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Shumica e kandidatëve të këtij subjekti janë propozuar nga strukturat vendore të Partisë Socialiste, ndërkohë dhe Kryesia e PS-së ka vendosur që ato të nisin fushatën në bashkitë ku do të konkurojnë.

Kandidatët kanë kontaktuar anëtarësinë e PS-së, organizatat socialiste, këshillat socialistë të njësive administrative, delegatët e kongresit, antarët e Asamblesë Kombëtare dhe deputetët socialistë.

Takimet dhe mbledhjet kanë patur për qëllim skanimin e plotë të listave të votuesve, ku janë zgjedhësit dhe për kë votojnë, cilët janë votuesit e lëkundur, kush janë personat me infulencë, etj. Në ato bashki ku drejton PD janë mbledhur fakte rreth punës së tyre katër vjecare, cilat kanë qenë investimet e kryera, cili është rrethi nepotik që kryebashkiakët kanë ngritur, sa ata kanë abuzuar me fondet publike.

Ndërkohë strukturat e Partisë Demokratike vijojnë të jenë në pritje të udhëzimeve të qendrës. Burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se në rrethe ka nisur një sondazh për kandidatët e mundshëm. Qytetarëve u janë ofruar tre a katër kandidatë për cdo bashki. Ndërkohë në mjedise publike vijojnë të përmenden emra të ndryshëm, disa madje janë vetshpallur si të tillë në rrjete sociale, media, etj.

Sakaq qytetarët herë pas here shtrojnë pyetjen: A do të hyjë PD në zgjedhje dhe a do të mbahen ato me 30 qershor të këtij viti ?

dere me dere fitoren pd pezull socialistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.