Greqia është e gatshme t’i dërgojë Gjermaninë një notë diplomatike që detajon kërkesën e saj për miliarda euro si dëmshpërblim për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, pasi deputetët grekë votuan me shumicë dërrmuese për çështjen sensacionale që u ngrit zyrtarisht.
Kjo kërkesë pritet të ketë ndikim përpara zgjedhjeve vendimtare të Parlamentit Evropian dhe Athina u zotua të rriste presionin mbi Berlinin, duke ndërmarrë hapa ligjorë dhe diplomatikë që do të hedhin në qendër të vëmendjes krimet e kryera gjatë okupimit brutal nazist.
“Është një çështje e hapur që duhet të zgjidhet,” i tha Guardian, zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Markos Bolaris, duke iu përgjigjur kështu insistimit gjerman që pretendimet për kompensim ishin zgjidhur përfundimisht.
“Për çështjet e këtij lloji ka drejtësi ndërkombëtare,” tha ai të premten. “Në të gjitha mosmarrëveshjet, BE-ja i shikon në parim. Gjermania mund të thotë se është zgjidhur, por ajo që ka rëndësi është e drejta ndërkombëtare”.
Grekët pësuan jashtëzakonisht nga forcat e Hitlerit, duke duruar atë që presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përshkroi kohët e fundit gjatë një vizitë në Greqi si tmerre “të paimagjinueshme”.
Gjatë periudhës së okupimit, rreth 300,000 njerëz vdiqën nga uria dhe komuniteti hebre i vendit u zhduk thuajse tërësisht.
Kryeministri, Alexis Tsipras, e ka ngritur çështjen më me këmbëngulje sesa çdo kryeministër tjetër deri më sot.
Pavarësisht kritikave, deputetët grekë këtë javë mbështetën një rezolutë duke bërë thirrje që qeveria të kërkojë 300 miliardë euro për dëmet pas debatit mbi gjetjet e një hetimi gjithëpërfshirës parlamentar mbi okupimin gjerman. Gjetjet janë përshkruar si leximi i parë i plotë i mizorive naziste në Greqi.
Në raportin e saj – përpiluar nga hulumtimi i thellë i të dhënave të marra nga arkivat kombëtare të SHBA dhe Rusisë – komiteti ndërpartiak vlerësoi se borxhi gjerman ishte 11 miliardë euro pa interes.
Aksionet e arit, të konfiskuara nga banka qendrore e vendit në vitin 1943, u përdorën për të financuar fushatën e Gjermanisë në Afrikën e Veriut.
Berlini ka argumentuar gjatë se dëmi është paguar në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe në vitin 1960.
Por, duke iu drejtuar parlamentit grek, Sia Anagnostopoulou, ministri që do të drejtojë fushatën e kompensimit, e përshkroi rimbursimin si të papërshtatshëm.
Deputetët e majtë kanë pohuar prej kohësh se përvoja brutale e kohës së luftës në Greqi e vonoi zhvillimin e saj si një shtet modern evropian.