Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në cilësinë e sociologes, ka folur për punën e papaguar të grave në Shqipëri dhe përmasat alarmante të abuzimit ekonomik.
Malaj ka ndarë një rast personal, kur tha se ajo edhe pse në funksione të larta shtetërore, si pjesë e komisionit të Shanseve të Barabarta, pasi e kanë larguar nga puna nuk ka mundur dot të marrë paratë e dëmshpërblimit edhe pas fitimit të çështjes 16 vite të shkuara.
“Të drejtat e grave vështirë të njihen. U bëra deputete dhe nuk i mora dot paratë e mia…”, rrëfen ajo për herë të parë publikisht mbi këtë çështje në studion e “Vila24”.