Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I jepet lamtumira Mira Markoviçit, gruas së Sllobodanit

23:52 / April 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I jepet lamtumira Mira Markoviçit, gruas së Sllobodanit

Kjo është shtëpia e familjes Millosheviç, në qytetin Pozharevaç. Urna me mbetjet mortore ka arritur nga Moska. Për t’i bërë nderime ish-Zonjës së Parë të Serbisë kanë ardhur disa qindra familjarë, miq e simpatizues, që kurrë nuk kanë hequr dorë nga dashuria për ta.

Në ceremoninë mortore në Serbi nuk ka patur familjarë. I biri në arrati, e bija pa dokumente jeton në Mal të Zi. Ish-bashkëpunëtorët e kanë ngritur në piedestalin më të lartë. Ata ishin viktima që nuk u gjunjëzuan para botës. U quajtën liridashës dhe idealist.  

“Keni jetuar në kohën kur Serbia ka ruajtur lirinë e saj që të qëndrojë dhe të ruajë nderin. Serbia e ka ruajtur nderin pasi ju nuk jeni gjunjëzuar asnjëherë para padrejtësisë”, tha Milovan Bojiç, ish-Ministër i Shëndetësisë.

“Mira Markoviç dhe familja e saj i janë nënshtruar padrejtësive më të mëdha dhe këtë e tregon fakti që nuk kishte takuar të bijën e saj Marinë prej 14 vjetësh. Asnjëherë nuk ka bërë asgjë që ta përmirësojë këtë padrejtësi”, u shpreh Milomir Bullatoviç, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe Kryeministër i Jugosllavisë.

Pas ceremonisë, qytetarët erdhën për të shprehur ngushëllimet dhe për të bërë nderime. Disa politikanë morën pjesë, por asnjë zyrtarë shteti. Çifti Millosheviç prehet tashmë bashkë nën hijen e një lisi të blinit, duke i dhënë fund fizik një epoke të qeverisjes absolute që përfundojë në Hagë dhe ekzil.

Gruas lamtumire mira markovic sllobodanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.