Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji: Basha langaraq me Ramën, por bëhet gangster me demokratët që e mbështesin

13:05 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, pjesë e Rithemelimit, Ervin Salianji ka reaguar pas episodit mes militantëve të Bashës dhe deputetëve të PD-së mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e PD-së, ku pati përplasje verbale. Salianji shkruan se Lulzim Basha është langaraq me Ramën, por që bën gangsterin me demokratët që e mbështesin.

“Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin! Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!

E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnë katandisjen e një njeriu që u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e inspiruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq! Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike! Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë”, shkruan Salianji.

Basha ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.