Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ankimimi për Kuçovën, Kolegji Zgjedhor vendos pro Lefter Maliqit

13:17 / June 7, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lefter maliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili i kërkon Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që të marrë në shqyrtim ankimin e plotë dhe jo të pjesshëm të tij. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Lefter Maliqi, i cili tha se sot fitoi betejën e parë më drejtësinë.

“Drejtësia funksionoi! Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime! Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhor të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe të paanshëm! Mirënjohje dhe Avokatëve në këmbënguljen dhe mbrojtjen e tyre! Beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve. Oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera. E drejta do të fitojë! S’ka kthim pas! Kuçova patjetër “Kantier Ndërtimi” shumë shpejt!”, shkroi ai në rrjetet sociale pas vendimit.

Lefter Maliqi i ishte drejtuar KAS ku kërkonte hedhjen poshtë të vendimit të KZAZ së Kuçovës ku kishte shpallur fitues kandidatin socialist Kreshnik Hajdari në zgjedhjet e 14 majit, duke akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat.

Lefter Maliqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.