Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Afganistan.
Mediat e huaja raportojnë se një autobus me pasagjerë ka humbur kontrollin në rrethin Sayad Sarpul, e për pasojë 24 persona kanë humbur jetën mes të cilave 8 fëmijë, 12 gra dhe 4 burra.
Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i Komandës së Policisë së Provincës Sar-e-Pul, tha se autobusi humbi kontrollin dhe doli nga rrethi. Shkak për aksidentin tragjik dyshohet të jetë bërë drejtimi në mënyrë jo të rregullt.