Në krah të kryeministres Ana Bërnabiç, mbrëmë presidenti Vuçiç njoftoi se nga datat 9 deri në 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë.
Ai falënderoi serbët në veriun e Kosovës. “Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”,-tha Vuçiç.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit. Konferenca e përbashkët me Brnabiç u mbajt në mesin e një proteste antiqeveritare që kanë përshirë Serbinë, pas sulmeve masive me armë zjarri.
Kryeministrja tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. Sakaq, Vuçiç deklaroi se është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.
Një protestë e re është planifikuar nga opozita serbe për këtë të premte, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për presidentin Vuçiç, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë.
