Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Drafi u shkrua në Beograd”, Berisha: Rama me detyrim, po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

12:29 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 06 08 at 12.31.50 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural. Por Sali Berisha, akuzoi nga jashtë Kuvendit, se në fakt sipas tij drafti është shkruar në Beograd. Berisha tha se Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asosacionit të komunave me shumicë serbe. Berisha tha se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Teksti është shkruar në Beograd dhe rishkruajtur në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Përbën një akt më të shëmtuarin në historinë e marrëdhënieve mes dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin.

Realitetet duhet të lexohen siç janë. Në Kosovë ekziston KFOR-i me rezolutë të veçantë dhe detyrime të caktuara. Veprimet në zona të nxehta detyrimisht duhet të koordinohen me trupat e KFOR-it që kanë përgjegjësi para Kosovës por edhe me ndërkombëtarët.

Sa i përket Asociacionit e kam mbështetur, e mbështes dhe do ta mbështes si një të drejtë themelore, por theksoj se nuk mund të jetë kurrë jashtë kompetencave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Është një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i Serbmadhisë. Dëshmi e një politike, e cila e ka zhytur Ballkanin në luftrat më të egra që bazoheshin në hegjemoninë e Beogradit ndaj vendeve të tjera”,-tha Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.