Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në aksin Thumanë-Kashar: Jemi në 40% e punimeve. 11 ura, 12 nënkalime dhe kryqëzime

12:10 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686304370 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në aksin Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu. “Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve. Aksi që do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët”,-shkruan Rama.

Brenda 12 muajsh aksi Thumanë-Kashar do të ketë përfunduar. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të kësaj rruge së bashku me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj deri më tani janë dorëzuar 40% e punimeve dhe brenda këtij viti do të ketë mbaruar e gjithë traseja. Balluku theksoi se edhe në këtë aks që është pjesë e korridorit blu, krahas autostradës janë ndërtuar edhe rrugët paralele pa pagesë.

“Në gjurmën Thumanë-Kashar punimet kanë ecur shumë mirë dhe bëhet fjalë për 40% të punimeve të dorëzuar. Gjurma është 21 km dhe rrugët paralele që ndërtohen u japin mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë 140 km në orë dhe me pagesë, ose rrugët e tjera paralele. I gjithë korridori blu do të jetë me rrugë paralele. 16 km rruga paralele”.

Balluku bëri të ditur se po punohet njëkohësisht në të dy kantierët, ndërsa autostrada krahas korsive do të ketë edhe korsi emergjence. “Kemi autostradën 2 herë 2 korsi 3. 75 metra dhe korsi emergjence me nga 3 metra secila. 11 ura 12 nënkalime dhe dy pjesë së lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Procesi më i rëndësishëm është lidhja e nyjës së Rinasit. Këto projekte të hapura duhet të vendosen në mënyrën e duhur që të mos kemi mbivendosje të projekteve dhe të gjitha do të jenë në të njëjtën kohë dhe ARRSH do të jetë mbikëqyrësi. Thumanë-Kashar është shumë i avancuar kemi interes të jetë më shumë e avancuar. Problemi më i madh që hasim është Fushë-Kruja e ngarkuar sidomos në verë. Brenda vitit mbarojë e gjithë traseja, kurse brenda 12 muajsh të jetë e dorëzuar si rrugë”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.