Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësuesit që dalin në pension mund të vazhdojnë punën deri në përfundimin e vitit mësimor

19:15 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16fb4294 3b4d 41cd b296 a1c6cdf46510
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri me dije sot disa ndryshime që vijnë me kontratën e re kolektive të punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, e cila u nënshkrua sot nga me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.

Pas negociatave të finalizuara me sukses Kushi, nëpërmjet një postimi bëri të ditur disa nga risitë në interes të mësuesve por edhe të nxënësve, të cilat vijnë me këtë kontratë të rinovuar. Një prej tyre është edhe fakti që çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie pavarësisht nëse është fillim apo fundviti shkollor, mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore.

“Tashmë çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie, pavarësisht nëse është fillim apo fund i vitit shkollor, mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj. Kjo risi do t’u sjellë nxënësve fillimin dhe përfundimin e mësimit të një tremujori me të njëjtin mësues, si një faktor pozitiv për zhvillimin psiko-social të nxënësve dhe rezultate më të mira në mësimnxënie” – thekson ministrja .

Ndërkohë, Mësuesit e cilësuar si “invalidë pune”, do ta kenë në përputhje me vendimin e KMCAP jo vetëm ngarkesën mësimore, por dhe kohën e qëndrimit në punë.

Për sa i përket normës mësimore të reduktuar nga 6-8 orë në javë, atë e përfitojnë edhe Kryetarja e Komisionit të Gruas dhe Kryetari i Komisionit të Rinisë në nivel kombëtar.

Ministrja nënvizon se për herë të parë Kontrata Kolektive e Punës mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat e mira të OECD, duke e përafruar këtë kontratë me kontratat e vendeve të BE.

evis kushi sportit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.