Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputetja e LSI-së: Ky është kushti i opozitës për të hyrë në zgjedhje

13:08 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floida kerpac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka deklaruar se kushti i vetëm që opozita të marrë pjesë në zgjedhje është një qeveri tranzitore. E ftuar në “7 pa 5” në Vizion Plus, ajo ka thënë se aksioni opozitar do të vijojë përmes protestave.

“Opozita ka qenë shumë e qartë për çdo lloj date që është përcaktuar që kushti i saj është të shkojmë në një qeveri transitore e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më thuaj si mund të shkojmë më këtë qeveri sit në zgjedhje kur Kryeministri është i lidhur ngushtësisht me grupet kriminale, ku çdo gjë drejtohet nga ata dhe ai është thjesht një vegël e grupeve kriminale”, është shprehur Kërpaçi.

Për ish-deputeten e LSI-së, kjo situatë duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë, në kohën kur Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e BE. “Duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës sepse nuk mund të vazhdojmë në 2019, ku Shqipëria aspiron që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund të vazhdojmë që të konsiderohemi siç na ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit, si një strehë e krimit të organizuar, ku ky krim mbështetet nga qeveria. Nuk mund të vazhdojmë në 2019 në një vend si Shqipëria që të shikohet si një strehë e krimit të organizuar, por për më tepër të rrezikohet si precedenti i Holandës, që të na rikthehet regjimi i vizave.
Kështu që pa diskutim duhet të hapet një kapitull i ri, ku ka më shumë mirëqenie në Shqipëri, ku vota është përfaqësuese dhe mbi të gjitha ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku vjen një qeveri e cila punon, është për qytetarët dhe bashkë me qytetarët ndërton shtetin që garanton mirëqenie, prosperitet, arsim. Pra rikthen shpresën në Shqipëri, sepse sot nuk ka më shpresë. Dhe kjo është një situatë shumë e rëndë”, ka vijuar ajo.

Ish-deputetja kushti i opozitës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.