Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Drafti i Ramës për Asociacionin, reagon Konjufca: Veprim i anshëm, duhet të bisedonte me Kurtin

15:33 / June 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A16FDCB5 BFD5 4EC5 9CC1 C6A30B7C99BF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gabuar që u ka dorëzuar draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe zyrtarëve evropianë.

“Në parim mendoj se është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar [Edi Rama] nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës [Albin Kurti] edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku”, deklaroi Konjucfa.

Ai tha se deri më tani kanë qarkulluar drafte të ndryshme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe porse sipas tij , asnjëri prej tyre nuk ka pasur efekt.

Këto komente Konjufca i bëri në përfundim të manifestimit për shënimin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Prizren.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.

Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.

Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”./Rel

konjufca Kosove Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.