Kreu i Wagner ka raportuar se ukrainasit kanë patur epërsi ditëve të fundit duke rimarrë rreth 6-7 kimlometra.
“Ukrainasit kanë arritur të përparojnë 6-7 kilometra ditët e fundit. Për momentin, vendbanimet Neskuchne dhe Blagodatnoye janë fort nën kontrollin e tyre në postin e Vremiavsky. Fshati Storozhevoye gjithashtu supozohet se është i pushtuar nga Kievi, dhe atje armiku është shtyrë nën fshatin Makarovka. Në bregun tjetër të lumit Mokry Yaly, armiku po sulmon trupat tona në fshatin Urozhaynoye”- tha ai.