Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Numërimi në Malin e Zi drejt fundit, partia Evropa Tani shpall fitoren në zgjedhje

22:05 / June 11, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje ne mal te zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas numërimit të 90 për qind të votave, lëvizja centriste Evropa Tani shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Sipas rezultateve zgjedhore të publikuara nga CEMI, Evropa Tani e Milojko Spajiç kryeson garën me 25.5 përqind.

Blloku opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve ka 23.8 për qind, ai pro-serb Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 14.7 për qind, ndërsa koalicioni centrist i URA dhe Mali i Zi Demokratik ka 12.3 për qind.

Partia Boshnjake mori 6.9 për qind, ndërsa Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate kalojnë gjithashtu pragun për të hyrë në parlament.

Sa u përket mandateve, koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) aktualisht ka 22 deputetë, ai “Për të ardhmen e Malit të Zi” 13 deputete, dhe koalicioni Ura i Dritan Abazovic së bashku me demokratët deri tani numërojnë 11 deputetë. Partia boshnjake aktualisht ka gjashtë deputetë, SNP dy dhe Demos tre.

Sipas parashikimeve, Forumi Shqiptar fiton dy deputetë, Aleanca Shqiptare dhe HGI përfaqësohen në Parlament me nga një deputet.

evropa tani Mal i ZI numerimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.