Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh lamtumire për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai shkruan se Berlusconi ishte një mik i shqiptarëve. “Goodbye president and good friend of Albania. (Mirupafshim president dhe mik i mirë i Shqiptarëve)”- shkruan Rama.
Berlusconi ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Ato nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në orën 09:30.
