Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji për largimin e mësuesve me të shkuar kriminale, Majko e Bylykbashi: Nuk garantohen të drejtat e njeriut

15:41 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EEB02147 12A3 4368 B631 2C9CB6AAA94B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin e arsimit për sistemin parauniversitar synojnë të largojnë nga shkollat mësuesit e dënuar për krimet seksuale, si dhe për vepra të tjera penale që cenojnë figurën e punonjësit të arsimit.

Pikërisht për këtë pikë të projektligjit deputetët e “Ligjeve”, komision për dhënie mendimi, kishin kundërshti. Për socialistin Pandeli Majko dhe demokratin Oerd Bylykbashi nuk është e qartë në ligj se cilat janë këto vepra penale që mund të pengojnë ushtrimin e detyrës dhe për shkak të kësaj, sipas tyre, nuk ka asnjë garanci që mund të mbrojë të drejtat e njeriut.

Një tjetër pikë e këtij propozimi është shqetësuese për Bylykbashin me argumentin se qeveria kërkon t’i heqë të drejtën e prezumimit të pafajësisë një mësuesi.

Pretendimet e opozitës që mësuesit vlerësohen me sistemin e pikëzimit nga platforma e aktivistit u kundërshtua nga zv/ministrja e Arsimit.

Deputetët e mazhorancës dolën edhe kundër nisjes së klasës së parë për fëmijët që bëjnë 6 vjeç brenda vitit kalendarik, por sipas përfaqësueses së qeverisë kjo nuk është e detyrueshëm por lihet në dëshirën e prindërve.

Me shpresën që kundërshtitë e komisioni të ligjeve do të merren parasysh nga grupi i punës, deputetët e mahzorancës dhanë votën pro projektligjit të qeverisë, ndërsa opozita votoi kundër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.