Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kurti, politikan i rrezikshëm”/ Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik

17:24 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8EB4CA81 9D8F 4B76 9015 CEF1DEC69E6F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës”.

24 vjet pas çlirimit të Kosovës, ish Kryeministri i qeverisë së parë , Bujar Bukoshi, e ka të vështirë të jap një intervistë për gazetën Tema.  

Dhe nuk është vetëm sëmundja prej së cilës vuan, që ja bën të vështirë rishfaqjen në jetën publike, por dhe fakti që 24 vjet pas çlirimit,  ai ndjen  rrezikun që po i kanoset Kosovës për ta zhbërë tërë punën dhe sakrificën e shqiptarëve fal aleancës së fort me Perëndimin dhe  SHBA, që ishte vendimtare për lirinë e saj. 

Bukoshi flet për vështirësitë e para të mëdha në kontaktet me Perëndimin dhe rritjen e besueshmërisë së Kosovës tek bota demokratike. Në fund Kosova arriti shndërrimin në aleat historik të SHBA, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që sot ndjehen të hidhëruar me garniturën qeveritare dhe opozitën e Kosovës. 

Tema: Zoti Bukoshi, sot po futemi në çerekshekullin e parë, me Kosovën e lirë …
Bukoshi: Po. Shkoi çerek shekulli si një ëndërr. Ec e mos u gëzo për këtë liri.
Tema: Cili ka qenë meraku i Juaj atëherë kur u futën trupat e NATO-s në Kosovë ?
Bukoshi : Me thënë të drejtën meraku i vetëm që kisha ishte mos futja e trupave të NATO-s në Serbi, ashtu si u futën aleatët në Gjermaninë naziste. Ai vend duhet të denazifikohej, pasi është rrënja e çdo konflikti në rajon.
Tema: E meraku sot ?
Bukoshi: Mungesa e katarsisit serb, d.m.th., denazifikimit, që do shpëtonim ne, ndoshta edhe Serbia, është një nga shqetësimet e mia. Por meraku im edhe më i madh sot është rregullimi i shtetit të lirë të Kosovës prapë me ndihmën e SHBA dhe Perëndimit.
Tema: A do t’ia kishte dal dot Kosova pa ndihmën e NATO-s ?
Bukoshi: Pa atë ndihmë të bekuar do i kishim sot Arkanët, Sheshelët në hotel “Grand” dhe barbarët serbë duke bërë kërdinë me shfarosje… Ndoshta Albin Kurti do ishte në burg duke lexuar Dostojevskin…
Tema: A keni një mesazh tuaj për të ardhmen e raporteve me Serbinë?
Bukoshi: Durim, durim ( per aspera ad astra ), se do e kemi vështirë me Serbinë …

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.