Shameka Morris dhe mënyra sesi ajo kujdeset për djalin e saj vetëm 1 vjeç, Treylin Armani po shkakton polemika në rrjetet sociale. Nëna e cila i pëlqen shumë tatuazhet, e ka mbuluar trupin me tatuazhe që kur djali i saj ishte gjashtë muajsh.
Duke punuar si stiliste në SHBA, Shamekia bëri tatuazh në trupin e djalit të saj, Treylin kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh. Këto imazhe u bënë virale në internet dhe shkaktuan kritika të forta ndaj nënës. Shamekia nuk e fsheh dashurinë e saj për tatuazhet dhe nuk i vjen keq për veprimet e saj. Edhe natyra e përkohshme e tatuazheve nuk i pakësoi kritikat nga mediat sociale.
Pavarësisht kësaj, nëna vendosi të mos u frikësohej komenteve të publikut të gjerë dhe u mbrojt përmes rrjeteve të saj sociale. “Nuk më intereson gjykimi i atyre që më kritikojnë, sepse është një mënyrë jetese që na pëlqen”.
