Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës, tha se aty ku nuk ka urdhër nga Serbia për dhunë, atëherë ka paqe në Kosovë.
“Më së shumti dhunë ka pasur aty ku nuk ka pasur kryetar. E kemi parë në ato parulla nacionaliste që shkruan “Ubi-Ubi (vrite-vrite)” dhe simbolin “Z” të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ku nuk ka urdhër nga Serbia për dhunë, ka paqe në Kosovë. Vendimet duhet t’i marrë qeveria e Kosovës, bazuar në kushtetutën, ligjet e vendit”,-tha Kurti.
Po ashtu i pyetur nga gazetarët, Kurti foli edhe për komunikimin që ai ka pasur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa deklaroi se urgjent është një takim me numrin dy të BE-së, Joseph Borrell, mundësisht që këtë javë për zgjidhjen e situatës.
