Kryeministri Edi Rama tha se ne kushtet ne te cilet gjendet situata, jemi në kushtet e sosjes së durimit, kam frikë se planin nga pertneret nuk eshte aspak i mire.
Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”- thotë Rama.
Nuk eshte thjeshte Albin Kurti i “zoti i hallit”, por rrezikohet Kosova dhe tere kombi shqiptar.
