Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se nuk bëjnë kompromis me ligjin. Po ashtu ai tha se kriminelët në veri nuk janë më të fortë se shteti i Kosovës dhe të gjithë do të dalin para ligjit.
“Nuk do të zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë dhe kushtetutës në vend. Jemi në kërkim të rendit dhe ligjit, në kërkim të një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët në vend. Çdokush i cili shkel ligjin do përballet me pasoja ligjore.
Askush nuk është imun në këto shkelje, këta kriminelë nuk janë më të fortë se shteti i Kosovës dhe prandaj secili do dalë para drejtësisë. Qytetarët tanë s’do shtypen e s’do shkelen përkundrazi do mbrohen. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e saj”, tha Sveçla.