Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ka bërë thirrje për mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ai akuzoi kreun e qeverisë se po qëndron në anën e Vuçiçit, teksa shtoi se Shqipërisë nuk i takon të ndërhyjë aty nuk e kanë kërkuar.
“Anuloi takimin me qeverinë e Kosovës sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në draftet e Vuçiç. Me një provokacion, e përkeqësoi me tej gjendjen e dialogut, Prishtinë-Beograd”,-shtoi ish-kryeministri.
Sipas Berishës, aksionet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën, lidhen me hetimin penal për çështjen McGonigal.
“Ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Një muaj më parë, dosja shqiptare McGonigal, tani është shkrirë në dosjen ruse sepse ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Ramës, por dikush e solli”.
