Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau kolegun se e bullizonte, Prokuroria kërkon 35 vjet burg për Ludian Zaimin

14:49 / June 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ludian zajmi 1686830943 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 35 vite burg për Ludian Zaimin, efektivin e policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, brenda komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, që qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij.

Policia e Tiranës tha se autori ishte Ludjan Zaimi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh.

Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.

“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, mësohet të ketë treguar i riu, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit.

Referuar dëshmive të punonjësve të tjerë të policisë të pranishëm në ngjarje, i riu i është drejtuar 55-vjeçarit me fjalët “si do e lemë bashkë” dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pistoletë.

Të njëjtët kanë rrëfyer se i riu nuk është ankuar për ndonjë problematikë, por ka qenë tip i mbyllur me kolegët. Në banesën e 25-vjeçarit janë gjetur medikamente antidepresantë, si edhe janë krijuar dyshime se ai ka pasur kontakt me një mjeke të shëndetit mendor.

Pas arrestimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi 25-vjeçarin Zaimi rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga 15 në 25 vite burg. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.