Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i ish-shoferit të Ardi Veliut/ Balliu: Jemi të alarmuar! SPAK të hetojë “shefat e mëdhenj” të…

17:28 / June 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klevis balliu 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-shoferit të Ardi Veliut, i cili është arrestuar bashkë me bashkëshorten si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që trafikonte sende me vlerë nga Franca.

Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se ky nuk është rasti i vetëm kur një person i afërt me kryepolicin rilindas kapet me veprimtari antiligjore. Për këtë, i bëri thirrje SPAK që të hetojë.

Deklarata e plotë:

Shoferi i Ardi Veliut kur ky ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë, është arrestuar bashkë me të shoqen, si pjesë ë një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë nga Franca në vlera që sipas përllogaritjeve kapin miliona euro.

Si në shumë raste të tjera nuk kanë qenë organet shqiptare të ligjit, por policia franceze që bllokoi në aeroportin e Parisit sende me vlerë dhe kjo shërbeu si indicie dhe shtysë për hetimin në Tiranë. Pas katër viteve aktivitet është bërë arrestimi i një grupi të gjerë ku përfshihen përveç bashkëpunëtorëve të Veliut edhe policë, doganierë, tregtarë etj. Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun. Nëse arrestimi i bashkëpunëtorit të ngushtë Sokol Idrizaj e inkriminon direkt Ardi Veliun, edhe për faktin se ky nuk është rasti i parë kur një njeri i afërt me kryepolicin rilindas kapet në veprimtari antiligjore.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga arrestimi në Itali për trafik droge i djalit të xhaxhait të Veliut bashkë me të shoqen, të cilët u kapën me 26 kg kokainë. Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posaçme policore, duke shfrytëzuara detyrat e larta në policinë e shtetit. Më shumë se kaq trafiku, antiligji, korruptimi është një filozofi e plotë e qeverisë së Rilindjes që fillon nga kryeministri dhe përfundon te shoferi i zyrtarit më të vogël të shtetit.

Partia Demokratike shpreh alarmin për inkriminim qelizor të strukturave shtetërore dhe i bën thirrje SPAK të hetojë, jo vetëm trafikantët, jo vetëm kur ata bien në rrjetën e policisë së vendeve të BE-së, por krerët, “shefat e mëdhenj” që u japin licencë për të vepruar të patrazuar për vite me radhë.

Klevis Balliu PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.