Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I rrëmbyen të bijën në park, por mrekullia ndodhi! Nënë e bijë takohen pas 27 vitesh

21:54 / June 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkiminene
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nënë është ribashkuar me vajzën e saj pas 27 vitesh në Meksikë.

E ëma, Lorena Ramirez, e pa për herë të fundit Juanën kur ajo ishte vetëm 3 vjeç (tanimë quhet Rocio), pasi dyshohet se teksa qëndronte në park, u rrëmbye nga një familje tjetër.

Lorena tha se i ishte lutur Zotit që të ribashkohej me vajzën e saj derisa ai moment erdhi dhe ata lidhën kontakte përmes rrjeteve sociale.

Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihet se si nënë e bijë mezi mbajnë lotët teksa takohen për herë të parë.

“Sa herë që vinte ditëlindja e Juanës, i lutesha Zotit që ajo të ishte mirë dhe të më jepte mundësinë ta shihja përsëri. Vetëm imagjinoni, kam vuajtur tmerrësisht për 27 vjet. Zoti na dha mundësinë të jemi sërish bashkë. Nuk mund ta besoja. Kur hapa derën, ndalova dhe ajo hyri brenda. Ai përqafim pas 27 vitesh… Ajo më pa dhe më tha ‘ti je nëna ime’. Unë iu përgjigja ‘po, dhe ti je ime vajza’.’Faleminderit për mundësinë që të shihemi përsëri”, tregon Lorena.

image 13

30-vjeçarja Rocie e martuar dhe me 2 fëmijë, dyshohet se u rrëmbye nga një familje tjetër në Bosque de Chapultepec, një park i madh në Mexico City në 1 Tetor 1995.

Familja që dyshohet se e mori vajzën nga familja e saj biologjike, i dha asaj një ditëlindje të re – ditën që supozohej se u rrëmbye, por Rocío tha për mediat e huaja se ajo gjithmonë e dinte se familja nuk ishin të afërmit e saj të vërtetë.

“Mirror” raporton se ajo u largua nga shtëpia kur ishte 17 vjeç për të jetuar me bashkëshortin e saj.

Lorena kishte shpallur në internet zhdukjen e së bijës, ndërsa Rocie u ndesh me këtë njoftim pas disa vitesh. 30-vjeçarja tregon se kur shikoi foton e saj bebe krahas njoftimit, krijoi dyshime se mund të ishte ajo pasi kishte shumë ngjashmëri fizike me djalin e saj të vogël.

“Kishte një ngjashmëri fizike aq të fortë sa i thashë vetes “Unë jam ajo vajza”, thotë Rocie.

image 14

Megjithatë, duke qenë se nuk kishte detaje kontakti që shoqëronin foton, ajo e harroi atë dhe kaluan 8 vite nga ai moment.

“Më deshën edhe tetë vite të tjera përpara se të vendosja të kërkoja familjen time”.

Në fund, Rocio vendosi të niste një apel në mediat sociale për të gjetur familjen e saj bilogjike dhe përfshiu foton e saj kur kishte qenë e vogël.

Apeli i saj u pa shumë shpejt nga një prej vajzave të tjera të Lorenës. Ata filluan të flasin në rrjetet sociale dhe së shpejti lanë takim që Rocio të ribashkohej me nënën e saj.

Çifti që dyshohet se rrëmbeu vajzën u arrestua nga autoritetet në Mars të këtij viti.

bije nene takohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.