Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës

23:22 / June 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policet kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitarë të Kosovës, të cilët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe. Autoritetet në Serbi thonë se ata kanë qenë në territorin e tyre, kur ata janë arrestuar.

I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u tha të premten gazetarëve se e kanë ndjekur rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës.

“Janë dy skenarë, një se ata janë rrëmbyer nga brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose ata pa dashje kanë kaluar kufirin ku kanë gjetur veten brenda territorit të Serbisë. Në çfarëdo rasti, është e qartë se këta policë nuk kishin qëllim të ishin në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka thënë Escobar.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot përmes një postimi në Twitter tha se vendi i tij bën thirrje “për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, të arrestuar më 14 qershor”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”.

Mbretëria e Bashkuar ka përsëritur thirrjet ndaj kryeministrit Kurti që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësia speciale e Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Gjithashtu, janë kërkuar zgjedhjet e reja dhe themelimi i Asociacionit.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të qetësuar situatën në kufi.

“Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë. Njerëzit në të dy vendet kanë nevojë për perspektiva që konflikti i ka frenuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Baerbok në Twitter.

Qeveria e Kosovës beson se autoritetet serbe, sipas saj, “i rrëmbyen” tre policët, për shkak të arrestimit të serbit Millun Millenkoviç nga Policia e Kosovës më 13 qershor, nën dyshimet se ka organizuar dhunë kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në veri të Kosovës.

Kosove policet SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.