“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon nga ajo distancë këngëtaren Bebe Rexha”, tha para policisë 27-vjeçari, Nicolas Malvagna. Incidenti ndodhi në Nju-Jork, gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare, e cila u sulmua teksa po bënte simbolin e shqiponjës.
Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku iu nevojitën tre të qepura në pjesën e syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.
Nicolas Malvagna u arrestua pasi u identifikua nga fansat e yllit të popit dhe ndodhet në paraburgim.
