Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Studenti e akuzon si PPP të Ramës, Murrizi: O Cone, kur isha unë deputet Basha i qëronte patate Dik Martinit

23:13 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizistudenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studioja e emisionit “360 Gradë” e gazetarit Artur Zheji në RTV Ora u përfshi në debat ndërsa studenti Vilson Kulemani, tejet aktiv në protestën studentore, ndërhyri përmes një lidhje telefonike duke e akuzuar deputetin Myslim Murrizi si koncesionin më të ri të qeverisë Rama.

Ai tha se është pikërisht Murrizi dhe deputetët e tjerë opozitarë në Kuvend që po i zgjasin pushtetin Ramës.

Por në përgjigje Murrizi tha se nuk ka asnjë aferë ekonomike që lidh qeverinë e majtë me të.

Teksa shtoi se Ramën po e mban në pushtet marrëveshja e 17 majit me Bashën.

Kulemani: E mendoj zotin Murrizi si PPP-në më të re të qeverisë, Rama e ka marrë me koncesion.

Murrizi: Ça thotë bisha?

Kulemani: E shoh zotin Murrizi si koncesionin më të ri të qeverisë Rama.

Murrizi: Pse o bishë?Po të them unë që këtë që foli e ka marrë me koncesion Tomor Alizoti.

Kulemani: Nëse ju do të ishit kundër reformës territoriale dhe reformës zgjedhore nuk duhet të pranonit fare të ishin pjesë e atij parlamenti apo atij grupimi parlamentar që është zgjedhur nga kjo reformë.

Murrizi: Shumë kundër kam qenë. Kur kam qenë unë në parlament o bishë Basha qëronte patate Dik Martinit. Këta të tjerët ishin refugjatë në Itali. Natën e mirë, e kreve detyrën. Çfarë të kanë thënë e the. Pse me koncesion?

Kulemani: Sepse jeni bërë një vegël dhe një patericë e zotit Rama.

Murrizi: Pse, se ta kanë shkruajtur gabim. Një biznes pata dhe ma ka mbyllur Rama. Bashës ja dhanë në nëntor 2017. Më gjej një aferë midis Myslim Murrizit dhe qeverisë, Sone. Ma gjej një tender me para publike.

Kulemani: Ju po mbani zotin Rama dhe po tallet.

Murrizi:  Ramën po ta mban 17 maji o Cone. Më gjej një tender që ka marrë Myslim Murrizi.

Kulemani: Lërë 17 majin se pas 17 majit ti u bërë prapë deputet.

Murrizi: Kam qenë deputet i pavarur në 1997 kur gjysma e këtyre ikën me traget në Itali.

Basha murrizi qeronte patate studenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.