Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj si diplomate e SHBA-së në Shqipëri, ka bërë një reflektim rreth stadit në të cilin janë aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo u shpreh mirënjohëse që gjatë këtyre viteve pati mundësinë që të njihte vendin dhe njerëzit në Shqipëri. Po ashtu, Kim tha se beson se një ditë shqiptarët do të lëvizin pa viza në SHBA. “Mos u ndalni, vijoni të ecni përpara, SHBA do të jetë me ju çdo hap derisa sa të arrini qëllimin tuaj. Nuk do të lëkundemi kurrë për të mbështetur aspiratat e popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në BE. Bashkëpunimi ynë në Mbrojtje ka arritur nivele të reja. Ushtria amerikane ka vijuar me prezencën e saj në Shqipëri”,-shtoi Kim.
Postime te ngjashme
Add A Comment
