Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Do pranonte të bëhej Presidenti i ardhshëm?Çfarë thotë Artan Fuga

23:27 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adi krasta fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Artan Fugën angazhimi i tij është një mision të cilit ia vlen t’i kushtosh dhe jetën dhe zyra e Presidentit nuk ka rëndësi. I ftuar në “A show” në News24 Fuga tha se politikani shqiptar e ka shtypur intelektualin shqiptar. Ai u shpreh se ka ardhur momenti ku sa më shumë intelektualë të futen në politikë.

Po sikur të bashkohen disa njerëz pro Fuga dhe t’ju propozojnë juve që të bëheni presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, çfarë do të kishit thënë?

Ti e bën golin në sekondën e fundit. Kjo është një pyetje që nuk ka të bëj me mua. Unë e kam thënë që angazhimi im qytetar dhe intelektual është të kontribuoj në zhvillimin e elitave intelektuale, universitare, të zhvilloj kritikën sociale, të shprehem vetë, të krijoj struktura ku intelektuali të shprehet. Ky është një mision i jashtëzakonshëm dhe unë po ju them pa modesti që këtij misioni ia vlen t’i kushtosh jetën.

Nuk do lodhem kurrë, deri sa Shqipëria të mos dëgjojë vetëm fjalime politike por të fillojë të mendojë intelektualisht. Ua them me sinqeritet politikani shqiptar e ka shtypur intelektualin shqiptar. Kjo është kryesorja dhe kjo është strategji e madhe. Ç’rëndësi ka një president para kësaj. S’ka asnjë lloj rëndësie. Nuk mendoj se forcat dhe energjitë e mëdha të Shqipërisë qëndrojnë tek zyra e Presidentit.

Dua të them një gjë akoma më delikate, unë mendoj që ka ardhur momenti ku sa më shumë intelektualë të futen në politikë, unë apo të tjerë s’ka rëndësi. Ka boll të rinj që mund të japin kontribut. Unë ëndërroj që në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të ketë lista intelektuale, grupe intelektualësh që të jenë bashkëudhëtarë por edhe grupe presioni me partitë politike. Unë mendoj që koha po vjen për këtë.

ardshem Fuga pranonte president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.