Ish-kryetarja e FRESSH Joleza Koka u bë ndoshta kryetarja e një organizate rinore partiake më e famshme dhe jo vetëm për politikën duke marrë një vëmendje të madhe të publikut dhe mediave.
Së fundi për të u tha se ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj. Por e ftuar tek “A show” në News24 Joleza Koka mohoi se ishte në pritje për t’u bërë nënë.
“Janë lajme të rreme si të gjitha herët e tjera”, deklaroi Koka teksa më pas foli dhe për protestat e opozitës dhe situatën tek Bregu i Lumit.