Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dyshohet se MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

19:55 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MEK 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dosjen për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian.

Konkretisht, si edhe në detajet e tjera që Report Tv ka përcjellë, grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit.

Madje, sipas procesverbalit, thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur me anëtarët e MEK në Shqipëri, kanë publikuar video në rrjetin social nga pamjet e sigurisë që kishin hakeruar nga Irani. Në postimin e bërë në Telegram shkruhej se ishin pamje nga kontrolli i trafikut në Teheran.

“Në postimin e bërë me datë 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin “TEHRAN TRAFFIC CONTROL”, shkruhet në dosje.

Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompjuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës në periudh 2002-2023, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të vendit tonë. Episodi i parë i dyshuar është sulmi ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit të cilës në maj 2023 i janë kopjuar 210 faqe materiale dhe të dhëna prej 50 TB (terrabajt). Ky akt, sipas publikimeve në internet është kryer nga grupi i vetëquajtur “kryengritja deri në përmbysje”. Një tjetër episod, është ai i sulmit kibernetik ndaj bashkisë së Teheranit, dhe sistemit të kamerave rrugore atje, në vitin 2022, që dyshohet se është kryer nga MEK. Faqe të kontrolluara prej tyre, kishin bërë publike dokumentat dhe video nga trafiku rrugor në qytet te hackeruara dhe policia shqiptare e ka zbuluar duke fillura keshtu hetimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.