Ka ndërruar jetë sot në spital 22 vjeçarja Elisa Aliaj e cila ndodhej në gjendje të rëndë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17 në Durrës.
E reja, nga Tropoja ishte studente në Universitetin e Durrësit dhe ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Ndërkohë policia ka arrestuar 24 vjeçarin Indrit Ukra i cili drejtonte makinën që përplasi të renë.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
